Pular para o conteúdo
Publicidade

1 i Samuelit 28

1 Ato ditë filistenjtë mblodhën ushtrinë e tyre për të luftuar Izraelin. Atëherë Akishi i tha Davidit: "Dije mirë që duhet të dalësh të luftosh bashkë me mua, ti dhe njerëzit e tu".

2 Davidi iu përgjigj Akishit: "Ti me siguri ke për të parë atë që do të bëjë shërbëtori yt". Atëherë Akishi i tha Davidit: "Mirë, pra, unë do të të bëhem roje personale përgjithnjë".

3 Samueli kishte vdekur dhe gjithë Izraeli e kishte qarë, e kishin varrosur në Ramah, në qytetin e tij. Dhe Sauli kishte përzënë nga vendi mediumet dhe shortarët.

4 Kështu filistenjtë u mblodhën dhe erdhën të fushojnë në , ndërsa Sauli mblodhi tërë Izraelin dhe fushoi në .

5 Kur Sauli pa ushtrinë e filistenjve pati frikë dhe zemra e tij u drodh fortë.

6 Kështu Sauli i kërkoi këshillë Zotit dhe Zoti nuk iu përgjigj as me anë të ëndrrave, as nëpërmjet Urimit dhe as me anë të profetëve.

7 Atëherë Sauli u tha shërbëtorëve të tij: "Më gjeni një grua që të jetë mediume, me qëllim që unë të mund të shkoj tek ajo për t’u këshilluar". Shërbëtorët e tij i thanë: "Ja, në ka një grua që është mediume".

8 Kështu Sauli u vesh ndryshe për të mos u njohur dhe u nis me dy burra. Arritën tek ajo grua natën dhe Sauli i tha: "Bëj një shortari për mua, të lutem, me një seancë spiritizmi dhe më thirr atë që do të të them".

9 Gruaja iu përgjigj: "Ja, ti e di ç’ka bërë Sauli; ai i ka shfarosur nga vendi mediumet dhe shortarët. Pse i ngre një grackë jetës sime, për të shkaktuar vdekjen time?".

10 Atëherë Sauli iu betua në emër të Zotit, duke thënë: "Ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron, asnjë ndëshkim nuk do të kesh për këtë!".

11 Gruaja i tha: "Cilin duhet të të nxjerr?". Ai i tha: "Më nxirr Samuelin".

12 Kur pa Samuelin, gruaja bërtiti me zë të lartë; dhe gruaja i tha Saulit: "Pse më mashtrove? Ti je Sauli!".

13 Mbreti iu përgjigj: "Mos ki frikë; çfarë shikon?". Gruaja i tha Saulit: "Shoh një qenie mbinjerëzore që ngrihet nga toka".

14 Ai e pyeti: "Ç’formë ka?". Ajo u përgjigj: "Është një plak që po ngjitet dhe është mbështjellë me një mantel". Atëherë Sauli kuptoi se ishte Samueli, u përul me fytyrën për tokë dhe ra përmbys.

15 Samueli i tha Saulit: "Pse më shqetësove duke bërë që të dal?". Sauli iu përgjigj: "Ndodhem në një ankth të madh, sepse filistenjtë më luftojnë dhe Perëndia është larguar nga unë, dhe nuk më përgjigjet

16 Samueli i tha: "Pse këshillohesh me mua, në qoftë se Zoti është larguar nga ti dhe është bërë armiku yt?

17 Zoti veproi ashtu siç kishte thënë nëpërmjet meje. Zoti e shkëputi mbretërinë nga duart e tua dhe ia dha një tjetri, Davidit,

18 sepse nuk iu binde zërit të Zotit dhe nuk zbatove në jetë zemërimin e thellë të tij kundër Amalekut; për këtë arsye Zoti të bëri sot këtë gjë.

19 Zoti do ta japë edhe Izraelin bashkë me ty në duart e filistenjve; nesër ti dhe bijtë e tu do të jeni me mua. Zoti do të japë gjithashtu ushtrinë e Izraelit në duart e filistenjve.

20 Atëherë Sauli ra menjëherë për së gjati për tokë, sepse ishte trembur shumë nga fjalët e Samuelit; ai kishte qenë edhe më parë pa fuqi, sepse nuk kishte ngrënë tërë atë ditë dhe tërë atë natë.

21 Gruaja iu afrua Saulit dhe duke e parë të tmerruar fare, i tha: "Ja, shërbëtorja jote iu bind zërit tënd; unë vura në rrezik jetën time për t’iu bindur fjalëve që më the.

22 Prandaj dëgjo edhe ti zërin e shërbëtores sate dhe lërmë të vë para teje një copë buke; ha, sepse kështu do të marrësh fuqi për ta rifilluar rrugën".

23 Por ai refuzoi dhe tha: "Nuk do të ha". Por shërbëtorët e tij bashkë me gruan ngulën këmbë dhe ai i dëgjoi; kështu u ngrit nga toka dhe u ul në shtrat.

24 Gruaja kishte në shtëpi një viç të majmë; e theri shpejt e shpejt, pastaj mori miellin, gatoi brumin dhe përgatiti disa bukë pa maja.

25 I vuri këto ushqime Saulit dhe shërbëtorëve të tij, dhe ata i hëngrën; pastaj u ngritën dhe u nisën po atë natë.

Lugar Bíblico
Cidade / Povoado
Suném
Hoje: Sulam
שׁוּנֵםshunem
Em Suném, uma mulher rica insistiu que Eliseu fosse comer na casa dessa mulher; depois, sempre que passava por ali, Eliseu parava para comer lá (2 Reis 4:8).
32,61° N, 35,33° L
Citado em 9 versículos
Ver página completa
Lugar Bíblico
Monte / Elevação
Monte Gilboa
Hoje: Monte Gilboa, Israel
גִּלְבֹּעַgilboa
Monte Gilboa é o monte onde Saul e três de seus filhos morreram em combate contra os filisteus, depois que os israelitas fugiram e muitos caíram ali (1 Samuel 31:8).
32,43° N, 35,41° L
Citado em 8 versículosTb.: Gilboa
Ver página completa
Lugar Bíblico
Cidade / Povoado
En-Dor
Hoje: Khirbet es Safsafa
עֵין־דֹּרen-dor
En-Dor foi a cidade onde havia uma médium que Saul quis consultar quando o Senhor não lhe respondeu. Manassés tinha En-Dor e seus povoados em Issacar e Aser (1 Samuel 28:7).
32,64° N, 35,39° L
Citado em 3 versículosTb.: Endor
Ver página completa
Todos os capítulos de 1 i Samuelit 31
  1. 1
  2. 2
  3. 3
  4. 4
  5. 5
  6. 6
  7. 7
  8. 8
  9. 9
  10. 10
  11. 11
  12. 12
  13. 13
  14. 14
  15. 15
  16. 16
  17. 17
  18. 18
  19. 19
  20. 20
  21. 21
  22. 22
  23. 23
  24. 24
  25. 25
  26. 26
  27. 27
  28. 28
  29. 29
  30. 30
  31. 31

Estes versículos te tocaram? Ore agora!

+581 estão orando agora.

Junte-se à corrente de oração.