Publicidade

Salmos 108

1 Zemra ime është e prirur për mirë, o Perëndi, unë do këndoj dhe do kremtoj lëvdimet e tua me gjithë forcën time.

2 Zgjohuni, o harpa dhe qeste, unë dua zgjoj agimin.

3 Unë do kremtoj midis popujve, o Zot, dhe do këndoj lëvdimet e tua midis kombeve.

4 Sepse mirësia jote është e madhe, arrin deri mbi qiejt, dhe e vërteta jote deri te retë.

5 Qofsh i përlëvduar, o Perëndi, përmbi qiejt dhe lavdia jote shkëlqeftë mbi gjithë tokën,

6 me qëllim dashurit e tu çlirohen; shpëtomë me djathtën tënde dhe përgjigjmu.

7 Perëndia ka folur shenjtërinë e tij: "Unë do triumfoj, do ta ndaj Sikemin dhe do mas luginën e Sukothit.

8 Imi është Galaadi, imi është Manasi, Efraimi është forca e kokës sime, Juda është ligjvënësi im;

9 Moabi është legeni ku unë lahem; mbi Edomin do hedh sandalen time, mbi Filisti do dërgoj britma triumfi".

10 Kush do çojë qytetin e fortë? Kush do çojë deri Edom?

11 A nuk je ti, o Perëndi, na ke kthyer, dhe nuk del , o Perëndi, me ushtritë tona?

12 Na ndihmo ti kundër kundërshtarëve, sepse ndihma e njeriut është e kotë.

13 Me Perëndinë do kryejmë trimëri, dhe do jetë ai do t’i shtypë armiqtë tanë.

Veja também

Publicidade
Bíblia Online Bíblia Online

Bíblia Online • Versão: 2026-06-29_22-07-56-