Pular para o conteúdo
Publicidade

Psalmet 138

1 Unë do kremtoj me gjithë zemër, përpara perëndive do këndoj lavdet e tua.

2 Do adhuroj i kthyer nga tempulli yt i shenjtë dhe do kremtoj emrin tënd për mirësinë tënde dhe vërtetësinë tënde, sepse ti ke përlëvduar fjalën tënde dhe emrin tënd përmbi çdo gjë tjetër.

3 Ditën cilën kërkova, ti m’u përgjigje dhe e rrite fuqinë e shpirtit tim.

4 Tërë mbretërit e tokës do kremtojnë, o Zot, kur dëgjojnë fjalët e gojës sate,

5 dhe do këndojnë rrugët e Zotit, sepse e madhe është lavdia e Zotit.

6 Ndonëse Zoti është i shkëlqyeshëm, ai tregon kujdes për njerëzit e thjeshtë, por mendjemadhin e njeh nga larg.

7 Edhe sikur unë eci mes fatkeqësisë, ti do ruash gjallë; ti do zgjatësh dorën kundër zemërimit armiqve mi, dhe dora jote e djathtë do shpëtojë.

8 Zoti do kryejë veprën e tij tek unë; o Zot, mirësia jote vazhdon përjetë; mos i braktis veprat e duarve tua.

Estes versículos te tocaram? Ore agora!

+581 estão orando agora.

Junte-se à corrente de oração.

Veja também