Publicidade

Salmos 124

1 Në qoftë se Zoti nuk do të kishte mbajtur anën tonë, le të thotë Izraeli:

2 "Në qoftë se Zoti nuk do të kishte mbajtur anën tonë, kur njerëzit u ngritën kundër nesh,

3 ata do të na kishin përpirë të gjallë, aq shumë shpërtheu zemërimi i tyre kundër nesh;

4 atëherë ujërat do të na kishin mbuluar dhe përroi do të kishte kaluar mbi ne,

5 atëherë ujërat e fryra do të kishin kaluar mbi ne".

6 Bekuar qoftë Zoti, që nuk na la si pre të dhëmbëve të tyre.

7 Shpirti ynë shpëtoi si zogu nga laku i gjuetarit; laku u këput dhe ne shpëtuam.

8 Ndihma jonë është te emri i Zotit, që ka krijuar qiejt dhe tokën.

Veja também

Publicidade
Bíblia Online Bíblia Online

Bíblia Online • Versão: 2026-06-15_21-32-39-