Pular para o conteúdo
Publicidade

Psalmet 130

1 Nga vende të thella unë të këlthas ty, o Zot.

2 O Zot, dëgjo klithmën time; veshët e tu dëgjofshin me vëmendje zërin e lutjeve të mia.

3 Në rast se ti do të merrje parasysh fajet, o Zot, kush mund të rezistonte, o Zot?

4 Por te ti ka falje, me qëllim që të kenë frikë prej teje.

5 Unë pres Zotin, shpirti im e pret; unë kam shpresë në fjalën e tij.

6 Shpirti im pret Zotin, më tepër se rojet mëngjesin; po, më tepër se rojet mëngjesin.

7 O Izrael, mbaj shpresa tek Zoti, sepse pranë tij ka dhembshuri dhe shpëtim të plotë.

8 Ai do ta çlirojë Izraelin nga të gjitha paudhësitë e tij.

Estes versículos te tocaram? Ore agora!

+581 estão orando agora.

Junte-se à corrente de oração.

Veja também