Publicidade

Salmos 42

1 Ashtu si suta ka një dëshirë madhe për rrëketë e ujit, kështu shpirti im ka një dëshirë zjarrtë për ty, o Perëndi.

2 Shpirti im ka një etje madhe për Perëndinë, për Perëndinë e gjallë. Kur do vij dhe do paraqitem para Perëndisë?

3 Lotët e mia janë bërë ushqimi im ditë e natë, ndërsa thonë vazhdimisht: "Ku është Perëndia yt?".

4 Duke kujtuar këto gjëra, brenda vetes sime i jap shfrim lirë shpirtit tim, sepse kisha zakon shkoja me turmën, duke e udhëhequr shtëpinë e Perëndisë, mes këngëve gëzimit dhe lëvdimit një turme festë.

5 Pse ligështohesh, o shpirti im, pse vajton brenda trupit tim? Shpreso te Perëndia, sepse unë do ta kremtoj akoma për çlirimin e pranisë tij.

6 O Perëndia im, shpirti është ligështuar përbrenda; prandaj kujtohesh ti nga vendi i Jordanit dhe nga majat e Hermonit, nga mali i Mitsarit.

7 Një hon thërret një hon tjetër zhurmën e ujërave tua; gjitha dallgët e tua dhe valët e tua kanë kaluar përmbi mua.

8 Ditën Zoti jep mirësinë e tij, dhe natën i ngre atij një kantik, një lutje Perëndisë jetës sime.

9 Unë do t’i them Perëndisë, kështjellës sime: "Pse harrove? Pse endem i veshur me rroba zie për shkak shtypjes nga ana e armikut?".

10 Kockat e mia po vuajnë për vdekje për shkak fyerjeve nga ana e armiqve mi, thonë vazhdimisht: "Ku është Perëndia yt?".

11 Pse ligështohesh, shpirti im, pse rënkon përbrenda meje? Shpreso te Perëndia, sepse unë do ta kremtoj akoma; ai është shpëtimi im dhe Perëndia im.

Veja também

Publicidade
Bíblia Online Bíblia Online

Bíblia Online • Versão: 2026-06-29_22-07-56-