Publicidade

Salmos 75

1 Ne lëvdojmë, o Perëndi, ne lëvdojmë, sepse emri yt na është i afërt; njeriu tregon mrekullitë e tua.

2 Kur do vijë koha e caktuar, unë do gjykoj me drejtësi.

3 Toka dhe tërë banorët e saj shkrihen, por unë i bëj qëndrueshme shtyllat e saj. (Sela)

4 U kam thënë fodullëve: "Mos u mburrni!", dhe pabesëve: "Mos u bëni hundëpërpjetë!

5 Mos e ngrini lart kokën, mos flisni me qafë fortë".

6 Sepse lëvdimi nuk vjen as nga lindja, as nga perëndimi, as edhe nga shkretëtira.

7 Sepse Perëndia është ai gjykon; ai ul njërin dhe ngre tjetrin.

8 Sepse Zoti ka dorë një kupë vere shkumon dhe plot me erëza, ai e zbraz. Me siguri tërë pabesët e dheut do ta kullojnë dhe do pinë deri llumin.

9 Por unë do shpall përjetë dhe do t’i këndoj lavde Perëndisë Jakobit.

10 Dhe do dërrmoj tërë fuqinë e pabesëve, por fuqia e drejtëve do përlëvdohet.

Veja também

Publicidade
Bíblia Online Bíblia Online

Bíblia Online • Versão: 2026-06-29_22-07-56-