Publicidade

Salmos 77

1 Zëri im lartohet te Perëndia dhe unë bërtas; zëri im lartohet te Perëndia dhe ai ka për dëgjuar.

2 Ditën e fatkeqësisë sime kërkova Zotin; gjatë natës dora ime mbeti e nderur pa u lodhur dhe shpirti im nuk pranoi ngushëllohet.

3 kujtohet Perëndia dhe rënkoj; vajtoj dhe fryma ime dobësohet. (Sela)

4 Ti m’i mban hapura qepallat; jam aq i turbulluar sa nuk mund flas.

5 Sjell ndërmend përsëri ditët e lashta, vitet e kohëve shkuara.

6 Gjatë natës kthehet mendje kënga ime, mendoj thellë zemrën time dhe fryma ime bën kërkime.

7 A do hedhë poshtë përgjithnjë Zoti? E nuk do pëlqejë kurrë?

8 Dhe mirësia e tij ka marrë fund përgjithnjë dhe falja e tij ka munguar për brezat e ardhshme?

9 Vallë Perëndia e ka harruar mëshirën dhe zemërimin e tij u ka dhënë fund dhembshurive tij? (Sela)

10 Unë kam thënë: "Shkaku i hidhërimit tim është se dora e djathtë e Shumë Lartit ka ndryshuar".

11 Do t’i kujtoj veprat e Zotit; po, do kujtoj mrekullitë e tua kohëve kaluara,

12 do mendohem thellë për gjithë veprat e tua dhe do kem parasysh bëmat e tua.

13 O Perëndi, jeta jote është e shenjtë; cili Perëndi është i madh si Perëndia?

14 Ti je Perëndia kryen mrekulli; ti ke bërë njihet forca jote midis popujve.

15 Me krahun tënd ke shpenguar popullin tënd, bijtë e Jakobit dhe Jozefit. (Sela)

16 Ujërat panë, o Perëndi, ujërat panë dhe u trembën; edhe humnerat u drithtuan.

17 Retë derdhën përmbytje uji, qiejt gjëmuan dhe shigjetat e tua vepruan.

18 Gjëmimi i bubullimës sate ishte vorbullën, vetëtimat ndriçuan botën dhe toka u tund dhe u drodh.

19 Ti e hape rrugën tënde mes detit, shtegun tënd mes ujërave mëdha, dhe gjurmët e tua nuk u njohën.

20 Ti e udhëheq popullin tënd si një kope me dorën e Moisiut dhe Aaronit.

Veja também

Publicidade
Bíblia Online Bíblia Online

Bíblia Online • Versão: 2026-06-29_22-07-56-